Toka dridhet sërish në Indonezi, bie tjetër tërmet i fortë

Aug 28, 2018 | 11:56
SHPËRNDAJE

Indonezia është goditur përsëri nga një tërmet me magnitudë prej 6,2 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

thumbs_b_c_f7c275b0e5bc4d8570315840b987c44b

Qendra Amerikane për Studime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 8,6 kilometra nëntokë me epiqendër 99 kilometra juglindje të qytetit Kupang.

Ende nuk ka informacione për viktima. Ndërkohë në tërmetet që ndodhën në ishullin lindor të vendit Lombok, kishin humbur jetën 563 persona.

Pas tërmetit 7 ballë më 5 gusht, edhe javën e kaluar kishin ndodhur dy tërmete me mangitudë 6,3 dhe 6,9 ballë.

Në ishullin Lombok brenda 20 ditëve kishin ndodhur mbi 1000 dridhje pas tërmetit.

Në vend ka shqetësim për rritjen e numrit të të vdekurve, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim. /AA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura