Tohir: Ja pse ua shita Interin kinezëve, prioriteti im është…

Aug 19, 2018 | 12:58
SHPËRNDAJE

Erik Tohir ka shpjeguar për mediat italiane se pse u detyrua t’ia shiste Interin kompanisë “Suning”. Ai vazhdon të ketë aksione te zikaltërit edhe pse nuk është më në maxhorancë. Në një intervistë për italianen “La Pressa” indoneziani sqaron të gjitha ndodhitë në klub.

tohir

“Ua shita Interin pasi pashë që ata kishin një projekt serioz. Kam ende 31% të aksioneve dhe vazhdoj ta ndjek skuadrën, megjithëse prioriteti im ka qenë dhe do të jetë biznesi im në Indonezi. Kur mora Interin unë nuk u talla për asnjë moment. Nuk e premtova kampionatin dhe rregullova shumë gjera në ekip.”, shprehet Tohir.

Tohir

“Kam investuar në infrastrukturë dhe në menaxhimin e klubit. Rrita kualitetin e skuadrës dhe më pas do të vinin edhe blerjet e yjeve, por duke respektuar “Fair Play” financiar. Ndoshta tifozët prisnin më shumë por unë kam qenë me këmbë në tokë”, përfundon Tohir.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura