Tmerri nga koronavirusi prek dhe sportin, gati të shtyhet aktiviteti i madh ndërkombëtar

Feb 4, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

Përhapja e koronavirusit nga Kina rrezikon të pezullojë dhe Garën e Formula 1 në këtë shtet në 19 prill.

getting-to-shanghai-international-circuit-1024x573
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) deklaroi se po monitoron me vëmendje situatën e krijuar pas përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm, i cili u ka marrë jetën 427 personave në mbarë botën. FIA njofton se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur komunitetin automobilistik nga rreziku i koronavirusit

Disa prej aktiviteteve ndërkombëtare sportive si: Kampionati Botëror i Atletikës në Sallat e Mbyllura në Nanxhing të Kinës është shtyrë për 1 vit, kampionati i badmintonit në Kinë nuk do të zhvillohet në shkurt, garat e Formula E janë pezulluar të gjitha.

Nga ana tjetër, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nga turistët apo shtetas anglez që punojnë në Kinë, Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar të gjitha fluturimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura