Tmerri me 11 viktima/ Pas vendimit për pilotin flet gruaja e shoferit të vdekur: E kënaqur që…

Mar 22, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Gati tre vjet pas aksidentit tragjik që ndodhi në qytetin Shoreham të Britanisë së Madhe, ku një avion që po performonte në ajër u përplas në një autostradë dhe la 11 të vdekur e 13 të plagosur, e veja e një shoferi i cili humbi jetën në atë aksident ka folur për herë të parë për pilotin që shkaktoi aksidentin.

Piloti Andy Hill, 53 vjeç, i cili me avionin e tij u rrëzua në autostradë ku u plagos rëndë, por arriti të shpëtojë, do të dënohet për neglizhencë gjatë kohës së pilotimit me pasoja tragjike.

Edëina Abrahams, gruaja e 76 vjeçarit që humbi jetën në aksident thotë se “data për të gjykuar pilotin që shkaktoi tragjedinë është vendosur shumë vonë pasi është vendosur të bëhet në prill të këtij viti”.

62 vjeçarja Abrahams, e cila jeton në Bringhton thotë se “ është e kënaqur që dita e gjykimit të pilotit erdhi edhe pse pas 30 muajsh.”

Piloti 53 vjeçar Hill po pilotonte avionin e tij të vitit 1955 “Hawker Hunter” kur humbi kontrollin dhe u rrëzua në autostradë në gushtin e vitit 2015.

2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura