Tmerr nga zjarret në Malibu, digjen vilat e yjeve të Hollivudit. Numërohen 9 viktima (VIDEO)

Nov 10, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Zjarre  te terbuar ne jug të Kalifornisë po bejen namin ne zonen e plazhit ne Malibu, duke shkaterruar shtepite e shume yjeve të Hollivudit,  duke lënë ndërtesa të djegura, nderkohe qe banoret kane marre tashme arratine.

zjarre

Sipas BBC, më tej në veri, një tjetër zjarr i madh i egër shkatërroi Paradise, duke lënë nëntë të vdekur dhe 35 të humbur.

Numerohen tre vatra te medha qe jane kthyer te rrezik serioz. Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë në nje lokal me muzike.

1

Më shumë se 250,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë zonat. “Permasat e shkaterrimit nga zjarri jane te pabesueshme, jemi zemërthyer”, tha Mark Ghilarducci i Zyrës së Guvernatorit të Kalifornisë.

Nderkohe qe shume nga ujet e Hollivudit bejne apel per lutje dhe mbeshtetje. Mes tyre Kim Kardashian, Cher, Lady Gaga e shume te tjere.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura