Tmerr në Moskë, 1 fëmijë i vdekur, 17 të plagosur. Pamjet e frikshme pas stuhisë

Apr 21, 2018 | 21:59
SHPËRNDAJE

Një stuhi e fuqishme e cila ka rrëzuar pemë, ka thyer makina dhe kontenierë të mëdhenj ka bërë kërdinë në Moskë. Bilanci i situatës së rëndë siç raportojnë mediat e huaja, është një fëmijë i vdekur dhe janë plagosur të paktën 17 persona.

5adb7d1efc7e936e428b4625

Një fëmijë vdiq pasi u dërgua në spital në gjendje kritike. “Mjekët nuk mundën të shpëtonin një vajzë që ishte në gjendje kritike. Unë shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit e saj”, shkroi në reagimin e tij kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin.

Qindra pemë u rrëzuan nga stuhia në kryeqytetin rus, shtoi ai.

Më parë, Ministria e Emergjencave kishte nxjerrë ​​një paralajmërim për stuhinë e frikshme që pritej. Një burrë vdiq pasi u godit nga një objekt në periferi të Moskës, raportoi Interfax, duke cituar burimet e tyre në shërbimin shëndetësor të Moskës. Shërbimi shëndetësor i Moskës konfirmoi se të paktën 17 vetë u plagosën nga stuhia. Një fëmijë tre muajshe ishte ndër ata që u plagosën.  

Последствия урагана #ураган

A post shared by Alexander Erofeev (@erofeevam) on

 

#ураган #сейчас #москва

 

A post shared by Alexander Erofeev (@erofeevam) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura