Tmerr në Lushnje/ Burri masakron gruan me sende te forta, vdes në spital (Emrat)

Aug 19, 2017 | 10:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Plug të Lushnjës, ku një burrë ka masakruar me sende të forta bashkëshorten e tij.

ambulanca-620x330Bëhet fjalë për Tajar Kazanxhi 55 vjeç, që ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij në banesë, e cila është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka nderruar jete disa ore me pas.

Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin pas ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit.

Burimet thone se ajo ishte qelluar me sepate nga i shoqi i saj.

Njoftimi i Policisë

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kanzanxhi, 51 vjeçe,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, e cila me pas humbi jeten.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar Kazanxhi Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura