Tmerr në familjen shqiptare në Greqi, babai përdhunon të bijën e mitur. Si u zbulua

Jan 16, 2018 | 9:50
SHPËRNDAJE

Babai përdhunon vajzën 7-vjeçare. Një 36-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7 vjeçe. Sipas gazetës greke “Zougla” mësohet se ngjarja e rëndë u regjistrua në Salaminë të Greqisë.

perdhunim14246355641463919115

Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka parë se e bija kishte hemorragji në organet gjenitale.

Në këto kushte dhe tepër e trembur se çfarë mund të kishte ndodhur me vajzën edërgoi atë me urgjencë në spitali, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se, me vajzën të ishte abuzuar seksualisht, për rrjedhojë kishte edhe hemoragji.

Sipas mediave greke mësohet se drejtori i klinikës së Kirurgjisë pedriatike të spitalit, ka qenë ai që ka zbuluar se përdhunuesi i 7-vjeçares ishte vetë babai i vajzës. Pas kësaj ai bëri edhe denoncimin në polici.

Tashmë shqiptari 36 vjeç, që jetonte prej vitesh në Greqi sëbashku me familjen, është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgimin e Tripolit.

Ndërkohë që vogëlushja 7 – vjeçare ndodhet në spital, ku përveç ndihmës mjekësore po merr edhe trajtim psikologjik bashkë me nënën e saj, për shkak të traumës së përjetuar. /sh.d/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura