Tmerr në Indi, shkon në 2.000 numri i të vdekurve nga vapa. I nxehti shkrin edhe rrugët (FOTO)

May 30, 2015 | 16:09
SHPËRNDAJE

UPDATE/ India ka kaluar nje jave te tmerrshme me temperatura vrastare. Autoritetet kane konfirmuar sot se vala e të nxehtit qe ka goditur Indinë ka vrarë më shumë se 2.000 njerëz. Dhe temperaturat përzhitëse thuhet se do të vijojnë edhe për të paktën një javë.

Indi, foto nga “”Daily Mail’

Per kete arsye, Qeveria e vendit ka nisur një fushatë edukimi masiv për të ndihmuar njerëzit të përballen me temperaturat përvëluese, të cilat janë mesatarisht rreth 45 gradë Celsius.

Foto e publikuar nga “Daily Mail”

Qindra persona raportohet se vdesin në Indinë e varfer në kulmin e verës çdo vit, por numri i këtij viti është i dyti më i madh në historinë e vendit.

Foto e publikuar nga “Daily Mail”

 

Temperaturat e larta kanë lënë gjurmën e tyre edhe në rrugët e Indisë, duke shkrirë sipërfaqen e saj. 

Foto e publikuar nga “Daily Mail”

DATA 26/Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit që ka përfshirë gjithë Indinë ditët e fundit ka kaluar 1.000 persona, teksa temperaturat janë afër 50C në disa zona.

Temperaturat pritet të bien në disa zona gjatë ditëve të ardhshme. Sipas BBC-së, spitalet janë në gatishmëri për të trajtuar pacientët e goditur nga nxehtësia dhe autoritetet i kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

DJE/Më shumë se 500 njerëz raportohet të kenë vdekur nga një valë të nxehti që ka përfshirë të gjithë Indinë, ku temperaturat kanë arritur një rekord deri në 48 gradë celcius në disa fusha.

Indi, foto e publikuar nga BBC

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore të Telangana dhe Andhra Pradesh. Aty,më shumë se 140 njerëz kanë vdekur që nga e shtuna, raporton BBC-ja.

Indi, foto e publikuar nga BBC

Temperatura me e larte eshte shenuar në Allahabad, Uttar Pradesh, 48C, ndërsa temperatura në kryeqytet, Delhi kapi shifrat 44C.

Indi, foto e publikuar nga BBC

Departamenti meteorologjik tha se moti i tille duket se do të vazhdojë për disa ditë të tjera, ndersa theksoi se vala e të nxehtit ishte për shkak të mungesës së shiut.

Indi, foto e publikuar nga BBC

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura