Tjetërsuan 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore, lihen në burg 9 nga 17 zyrtarët e arrestuar (Emrat)

Oct 27, 2019 | 14:15
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 17 personat e arrestuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Kepit të Rondit dhe Gjirit të Lalzit.

21

Nëntë prej tyre janë lënë prapa hekurave, ndërsa ndaj tetë të tjerëve është marrë masa e sigurisë e arrestit shtëpiak. Në burg mbetet ish-drejtori i Hipotekës, Ardian Iljazaj, Mikel Zaho, Bledar Zerba, Sulejman Ibrahimi(ish-kryetar i komunës së Ishmit), Renaldo Pastërma, Delis Kapxhiu, Luigj Bushaj, Gjon Proja, Albert Doda.

Katër prej të arrestuarve, u liruan nga qelitë pasi ishin mbi 60 vjeç, ndërsa një grua ishte shtatzënë. Një tjetër u lirua pasi ka djalin autik.

Nga qelitë janë lënë të lirë: Adrian Kona, Rovin Zeqja, Enver Shima, Latif Mullahi, Lekë Ndoj, të cilët janë vendosur në arrest shtëpie, Malvina Deçka dhe Elvia Nova, Gjergj Bushaj, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve janë  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura