Tjetërsimi i pronave në Lezhë, cilët janë 3 njerëzit e sportit të përfshirë në skandal (emrat)

Mar 17, 2018 | 10:25
SHPËRNDAJE

Të paktën 23 urdhër-arreste janë lëshuar ditën e sotme nga gjykata për 23 persona mes tyre zyrtarë të Bashkisë së Lezhës por edhe pjesëtarë të sportit.

malota ndoka

Paraditen e sotme u bë i mundur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në Shëngjin.

Po kush janë tre të akuzuarit të njohur në botën sportive të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë skandal, që sipas policisë ende vijon të  jetë në hetim?

gjon ndoka4

Emri i parë është ai presidentit të “Besëslidhjes” ekipit të këtij qyteti, Gjok Ndoka, i cili mban edhe postin kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës, përfaqësues i PS. Ndoka është xhaxhai i Arben Ndokës, ish deputeti i PS.

Djala-470x353

Pas Gjokës një tjetër president klubi shqiptar është përfshirë në skandalin e pronave në bregdetin e Lezhës dhe është në kërkim nga policia.

Bëhet fjalë për presidentin aktual të Shënkollit, Artan Djala, i cili mbante postin e drejtorit të hipotekës. Djala akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tokat në bregdetin e Lezhës.

malota

E ndërsa një tjetër emër i njohur i futbollit i implikuar në këtë skandal është lojtari i “Superiores” Reanato Malota.

Ndaj brojtësit të Vllaznisë është lëshuar një urdhër arresti, pasi mësohet të ketë qenë pjesë e skemës së mashtrimit.

Malota iu bashkua Vllaznisë ne merkaton e janarit, ndërsa tani i duhet të përballet me një telash mjaft të madh të nxjerrë nga policia. Ai rrezikon të përfundojë pas hekurva të burgut.

Renato Malota është i habitur që emri i tij ka përfunduar mes 23 personave që janë të përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.

“Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tin. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre. Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota për “Panorama Sport” pak minuta më parë./Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura