Tjetër tryezë bisedimesh Turqi-Greqi/ Çavusoglu flet para takimit me Dendias: Është me rëndësi për dy vende të NATO që…

Apr 15, 2021 | 10:34
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, u prononcua për mediat lidhur me takimin që do të mbahet sot në Ankara, me homologun grek Nikos Dendias.

Turkey's Foreign Minister Mevlut Cavusoglu addresses the media in Ankara, Turkey, July 29, 2016. REUTERS/Umit Bektas

Kryediplomati turk vuri në dukje se është me rëndësi për dy vendet e NATO që të ruajnë dialogun.

“Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishëm dhe të kënaqshme,” tha ministri turk.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Do të diskutojmë Egjeun, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të mirë. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë”, tha ai dhe shtoi: “Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut.”

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për NTV, ku Cavusoglu shtoi gjithatu se nuk do të ishin të pazakonta as bisedimet për demmarkacionin mes Greqisë dhe Libisë. Ai shtoi se në fillim të majit një delegacion turk do të shkojë në Egjipt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura