1 minator i vdekur dhe 1 i plagosur në Bulqizë, viktima i shpëtoi vdekjes gjatë grabitjes në Janar (FOTO)

Apr 21, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e djeshme në minierën e Bulqizës. Mësohet se është një minator kinez që humbi jetën tragjikisht dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Brenda galerise se minieres

Burimet zyrtare raportojnë se viktima, He Chuan, i shpëtoi vdekjes me 29 janar të këtij viti, gjatë një sulmi me armë të dy grabitësve, ndërsa dje humbi jetën në Pusin e Thellësisë, nr.9 në minierën e kromit Bulqizë.

Ndërkohë Du Dabing pak minuta pas ngjarjes është transportuar drejt Tiranës. Lajmi u konfirmua nga shoqëria që ka marrë përsipër ndërtimin e pusit “Xi-an Xingang Energy Engineering Technology Co. Ltd. dhe Wenzhou Mining Co Ltd”.

Brenda galerise se minieres

“Njëri prej punonjësve si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ndërsa tjetri u tranportua me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën dhe trajtimin e specializuar. He Chuan dhe Du Dabing kanë qenë duke punuar në shpimin vertikal të pusit ku edhe do vendoset ashensori në nivelin e 5-të. He Chuan është mekanik hapje pusi ndërsa Du Dabing minator hapje pusi”, saktëson shoqëria e huaj.

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes saktësojnë se He Chuan dhe Du Dabing ishin urdhëruar nga eprorët e tyre të merreshin me pastrimin e një kavoje prej çeliku nga papastërtitë.

He Chuan besohet të ketë rënë me kokë dhe të ketë humbur jetën menjëherë, ndërsa Du Dabing ka pësuar fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura