Tjetër tragjedi në futboll, ndërron jetë në gjumë talenti francez

Mar 9, 2018 | 16:24
SHPËRNDAJE

Një tjetër tragjedi ka prekur botën e futbollit. Futbollisti 19-vjeçar, Tomas Rodriguez, është gjetur i vdekur në krevat në qendrën e grumbullimit të skuadrës franceze Tours, që militon në ligën e dytë franceze.

rodriguez (1)

Lajmë është bërë publik nga vetë klubi, ndërsa mësohet se i riu ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Futbollisti i ri është gjetur pa jetë nga shoku i tij i dhomës, që i alarmuar ka njoftuar punonjësit e sigurisë së qendrës stërvitore.

Vdekja e rodriguez

Lajmi i trishtë për vdekjen e Rodriguez, vjen vetëm 5 ditë pas ndarjes nga jetë të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Ndërkohë që autopsia pritet të zbulojë shkaqet e vdekjes së 19-vjeçarit.

thomas-rodriguez-tours-2018_ctrss55vinrc1tog07aiibebo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura