Tjetër tragjedi në familjen e John Travoltës, aktorit i vdes bashkëshortja pas 2 vitesh betejë me kancerin e gjirit

Jul 13, 2020 | 11:10
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e John Travoltës, Kelly Preston ka humbur betejën me kancerin në moshën 57-vjeçare.

Kjo është tragjedia e dytë për familjen e aktorit, pasi çifti humbën djalin e tyre adoleshent në vitin 2009.

Aktori i famshëm ndau lajmin me ndjekësit me anë të një postimi në Instagram ku shkroi: “Me trishtim të madh ju informoj se bashkëshortja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit.”

Ndërsa shtoi: “Ajo luftoi shumë me ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të shumtë.”

57-vjeçarja kishte vendosur që sëmundjen e saj ta mbante private dhe të mos e ndante me publikun.

Sipas një përfaqësuesi të familjes, Kelly Preston u nda nga jeta mëngjesin e së dielës.

Preston luajti përkrah Tom Cruise si e fejuara e tij në filmin “Jerry Maguire” si edhe me Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito në komedinë “Twins”.

Gjithashtu ka aktruar disa herë në filma me bashkëshortin e saj dhe së fundmi në “Gotti” në vitin 2018.

Çifti janë martuar 28 vite më parë në një ceremoni të mbajtur në Paris ndërsa Preston ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë Jett.

Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë 20 vjeçe dhe një djalë 9 vjeç.

Jett Travolta vdiq në 2009, në moshën 16 vjeçare, pasi pësoi një krizë në pushime në Bahamas.

Postimi i fundit i Preston në Instagram ishte në qershor, kur publikoi një fotografi të familjes së saj me përshkrimin: “Gëzuar Ditën e Babait për burrin më të mirë që njoh, të duam.”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura