Tjetër shqiptar nga Maqedonia, Kombëtarja gati të veshë “kuqezi” sulmuesin që luan në Turqi

Aug 15, 2018 | 15:59
SHPËRNDAJE

Kombëtarja duket se është pranë afrimit të një tjetër lojtari me origjinë shqiptare, i cili vjen nga Maqedonia. Bëhet fjalë për sulmuesin Erdon Daci, i cili gjatë kësaj jave pritet të nisë edhe procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Erdon-Daci-11

Siç raporton “infosport.mk”, lojtari nga Shkupi, është në radarët e trajnerit të Shpresave, Alban Bushi, i cili po këmbëngul që ta ketë në ekip. Pak javë më parë, Daci iu bashkua në formë huazimi ekipit të Eskishehirsporit në Turqi, nga radhët e Koniasporit.

Kështu, Daci është një tjetër lojtar me origjinë shqiptare nga Maqedonia, i cili merr ftesë nga FSHF për të përfaqësuar fanellën kuqezi në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura