Tjetër rekord negativ në Greqi, konfirmohen 882 raste të reja me COVID-19 dhe humbin jetën 15 persona

Oct 22, 2020 | 22:21
SHPËRNDAJE

Greqia vijon të shenoje shifra shume të larta të infektuarish me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

koronavirus

Sipas mediave fqinje është shënuar një tjetër rekord negativ ku janë konfirmuar pozitiv 882 raste të reja dhe kanë humbur jetën 15 persona.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid deri më tani në Greqi ka shkuar në 28 216 persona mes të cilëve, 549 kanë humbur jetën.

Ndërkohë në orën 19:00 kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar një konferencë për mediat ku pritet që të shpallë dhe masat e reja kufizuese për qytetarët grekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura