“Tjetër rekord i zi”- Raporti që rendit Shqipërinë të shtatën në botë për kanabisin, Salianji: Qeveria ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota

Jun 28, 2022 | 10:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me raportin e zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, ku Shqipëria renditet e shtata në botë për kanabisin.

289459071_574994367318962_3214701790651316316_n

Salianji e quan këtë një tjetër rekord të zi, dhe akuzon qeverinë “që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal. Përfitues direkt janë qeveritatët!”

POSTIMI I PLOTE

Tjetër rekord i zi!

Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet. Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej!

Shqipëria është tranzit për heroinën!

289003990_574994357318963_4228568906135325253_n

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.

Një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal. Përfitues direkt janë qeveritatët!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura