Mërgim Mavraj me shumë mundësi do të largohet nga Hamburgu në këtë merkato, pas periudhës aspak të mirë tek klubi gjerman. 32-vjeçari ka pasur një ofertë konkrete nga Trabzonsporti në Turqi, por ende nuk ka vendosur.
Tashmë, në dritë del një tjetër pistë e nxehtë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Është klubi i Deportivo La Korunjas në ligën e dytë spanjolle, që e do Mavrajn për projektin e saj, dhe i ka ofruar një kontratë disa vjeçare. La Korunja ra në këtë sezon nga La Liga, dhe tashmë po nis një projekt të ri për ringritjen e saj, dhe me sytë nga mbrojtja, kërkon Mavrajn në ekip, si garanci për prapavijën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al