I vetmi mjek pneumolog në qark/ Kush është doktori që vdiq nga koronavirusi

Nov 24, 2020 | 22:48
SHPËRNDAJE

Një tjetër mjek ka humbur betejën nga koronavirusi.

91389895_114163333559567_6528657959902248960_o

Doktor Ibrahim Kaziu, mjeku Pneumolog ka humbur betejën pasi ishte infektuar nga virusi, ndërsa ishte shtruar në spital prej disa ditësh.

Ai punonte pranë Spitalit të Peshkopisë i vetmi mjek pneumolog që Qark, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit.

Ai ishte zgjedhur edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”- shkruan Spitali i Dibrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura