Tjetër gjyq për Flamurtarin, portieri i shquar kërkon 60 milionë lekë

Mar 16, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund gjyqet për skuadrën e Flamurtartit. Portieri i Tiranës, Ilion Lika ka hedhur në gjyq kuqezinjtë për shkak të rrogave të prapambetura në kohën kur gardiani ishte pjesë e Flamurtarit. Bëhet fjalë për sezonet 2014-2016.

Sinan-Idrizi-470x264

Sipas “Sport Ekspres”, klubi vlonjat, i detyrohet portierit të Tiranës, 60 milionë lekë të vjetra. Lika ka përgatitur dosjen për të dërguar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. 37-vjeçarit i është sosur durimi nga pritja 2 vjeçare, ndaj edhe vendosi të ndërmarrë këtë hap për zgjidhjen e problemit.

Ilion Lika konference

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura