Tjetër ekip hedh kandidaturën për Ibrën, gëzon tifozët me postimin në rrjetet sociale

Nov 8, 2019 | 16:52
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar në kohët e fundit, teksa nga janari do të jetë një lojtar i lirë.IBRA

Pas lajmeve të fundit që e lidhin suedezin me një kalim të mundshëm te Milani, Napoli dhe Bolonja, tashmë edhe Peskara dëshiron t’i bashkohet garës për Ibrahimoviçin.

Një tifoz i mërzitur nga lajmet e fundit për suedezin, komentoi në rrjetet sociale, duke thënë se nuk do të ishte i befasuar nëse do të lexonte lajme se sulmuesi është afër Peskarës. Pikërisht nga ky koment, klubi italian në formën e ironisë, ka postuar një fotomontazh të Ibrës me fanellën e Peskarës me mbishkrimin: “ Mirësevini Ibrahimoviç!”

Sigurisht kjo në formën e një shakaje, pasi mundësia që 38-vjeçari të kalojë në Serinë B janë pothuajse minimale.

Pescara Calcio

@PescaraCalcio

Voir l'image sur Twitter
Luce Rosselli@LuceRosselli

Inter, Napoli, Bologna, Milan… non mi stupirei se d’improvviso leggessi di #Ibrahimovic al @PescaraCalcio

165 personnes parlent à ce sujet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura