Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar në kohët e fundit, teksa nga janari do të jetë një lojtar i lirë.
Pas lajmeve të fundit që e lidhin suedezin me një kalim të mundshëm te Milani, Napoli dhe Bolonja, tashmë edhe Peskara dëshiron t’i bashkohet garës për Ibrahimoviçin.
Një tifoz i mërzitur nga lajmet e fundit për suedezin, komentoi në rrjetet sociale, duke thënë se nuk do të ishte i befasuar nëse do të lexonte lajme se sulmuesi është afër Peskarës.
Pikërisht nga ky koment, klubi italian në formën e ironisë, ka postuar një fotomontazh të Ibrës me fanellën e Peskarës me mbishkrimin: “ Mirësevini Ibrahimoviç!”
Sigurisht kjo në formën e një shakaje, pasi mundësia që 38-vjeçari të kalojë në Serinë B janë pothuajse minimale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al‼️WELCOME #IBRAHIMOVIC ????
Our ?⚪? looks great on you ?? https://t.co/FHlkSobCRx pic.twitter.com/6QUaMmxL5g— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) November 8, 2019