Tjetër dënim për shefin shqiptar të mafies që përveç tregun të kokainës kryente edhe….Kush është ai

Jan 17, 2021 | 10:18
SHPËRNDAJE

Edhe me 6 vite të tjera burg është dënuar shqiptari i konsideruar kreu i mafies në Viterbo. Akuzat ndaj tij datojnë që nga vitet në të cilat bosi besonte se mund të bënte siç donte në Viterbo.

rebeshi

Që nga 26 nëntori 2018, Ismail Rebeshi nuk është liruar nga burgu, ku është nën regjimin 41 bis.

Ismail “Ermal” Rebeshi, kishte kohë që jetonte në Viterbo, ku përveç menaxhimit të trafikut të kokainës, ai ishte pronar i një klubi nate dhe një dyqani makinash në Bagnaia.

Më 25 janar 2019, dy muaj më vonë, ndaj tij u lëshua një tjetër urdhër paraburgimi, atë në kuadër të operacionit “Erostrato”, operacion që goditi grupin kriminal shqiptaro-italian, të akuzuar për zjarret në Viterbo midis 2017 dhe 2018.

Një bandë e trafikantëve të dyshuar të drogës, ekspertë në importimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës në ishull, e cila do të kishte epiqendrën e saj në Ogliastra, përfundoi në burg.

Dënimet më të rënda, 18 vjet burg, u shqiptuan ndaj dy drejtuesve të dyshuar të bandave, ndërsa 21 të pandehurit e tjerë u dënuan me nga katër deri në 11 vjet burgim.

Rebeshi, bosi shqiptar i cili, sipas Romës DDA, synonte të merrte kontrollin e plotë të tregut të kokainës në Viterbo, në Sardenjë u dënua në shkallën e parë u dënua përfundimisht me gjashtë vjet burg pasi përfitoi nga ulja e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura