Tjetër braktisje për Putinin, gjashtë vende po planifikojnë të refuzojnë…

Mar 27, 2018 | 10:41
SHPËRNDAJE

Tjetër braktisje për Rusinë. Pas dëbimit nga 23 shtete, të 137 diplomatëve rusë në kuadër të reagimit global ndaj helmimit ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbëri, disa shtete po planifikojnë të bojkotojnë marrjen pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet më 14 Qershor në Moskë, shkruan “The Sun”.

putin-5-750x445

Mësohet se janë gjashtë vende të cilat janë duke planifikuar të refuzojnë ftesat që i janë bërë nga Moska.

Mësohet se janë zyrtarët nga Polonia, Islanda, Danimarka, Suedia, Australia dhe Japonia që janë të gatshëm të mos shkojnë në Moskë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura