Tjetër aksident i rëndë/ Një burrë me biçikletë përplaset për vdekje nga “Benzi”. Policia sqaron ngjarjen

Oct 30, 2019 | 21:53
SHPËRNDAJE

Një 45 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në qytetin e Durrësit.

ambulanza-notte-699x450

Policia thotë se viktima me iniciale A.V,. i cili udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një mjet tip Benz, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë lokale:

Me datë 30.10.2019, rreth  orës  21:00, në​  sektorin  “Rinia”,​ ​ Durrës,​ ​shtetasi F.L.,47 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar​ mjetin tip Benz, ka aksidentuar  shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në  Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura