“Titullin e ndiej timin”, rrëfimi i Simon Kjaer: Ky ekip do t’ju habisë

Aug 8, 2022 | 21:12
SHPËRNDAJE

Nuk erdhi nga merkatoja, por për Stefano Piolin është si një blerje e Milanit. Simon Kjaer është rikthyer pas 8 muajsh mungese për shkak dëmtimi dhe duket gati të luftojë për një fanellë titullari e për të tjerët tituj. Të paktën kështu ka konfirmuar në intervistën për “SportWeek”.

kjaer

DËMTIMI – Nuk kisha pësuar kurrë një dëmtim kaq të rëndë dhe për herë të parë në karrierën time më duhej të përballesha një periudhë në të cilën do të punoja vetëm, larg pjesës tjetër të grupit. Nëna ime më tha: bëj sikur je një eremit (vetmitar, nga ata që jetojnë në pyll, të ndarë nga gjithçka dhe nga të gjithë). Ndihesha vetëm ashtu.

Të gjithë ishin afër meje, por në fund isha unë që duhej të ngrihesha në 8 të mëngjesit çdo ditë për të punuar deri në 8 të mbrëmjes: terapi, riedukim vetëm me fizioterapistin. Kështu thashë me vete, nëse dukem si një vetmitar, ashtu qoftë: Do ta heq mjekrën vetëm kur të kthehem në punë me ekipin”.

TITULLI – Kur u dëmtova, e hoqa mendjen nga futbolli për katër muaj. Nuk i kam parë as ndeshjet. Kam qenë në kontakt me Piolin dhe shokët, asgjë tjetër. Nuk shkoja në “Milanello” sepse nuk kisha asgjë për të thënë dhe asgjë për të bërë. U ktheva pak a shumë me dhjetë ndeshje përpara fundit, sepse duhej të filloja të bëja sërish disa punë me ekipin. Djemtë më pritën duke më dhënë fanellën me emrin tim të firmosur nga të gjithë. Milani është me të vërtetë një familje dhe unë i dua të gjithë shumë.

E di që kam dhënë një dorë të madhe për të fituar titullin, sepse ishte përfundimi i një rruge të rritjes teknike dhe mendore që filloi dy vjet e gjysmë më parë kur mbërrita në Milano. Vitin e kaluar luajta vetëm 11 ndeshje, por ndiej se kampionatin si timin. E fituam të gjithë së bashku. Festuam siç duhet të bëjmë kampionët.

KONKURRENCA – Kalulu zhvilloi një sezon fantastik. Nga këndvështrimi im ai nuk është rival. Nëse bëj punën time, nëse jam mirë, është vetëm Pioli mund të vendosë. Atëherë mund të zemërohem me të, por jo me Kalulunë, Tomori apo Gabian sepse ata janë kolegë dhe njëri prej tyre do të jetë në anën time në fushë. Do të më nevojiten ata, ndihma e tyre, kështu që ata nuk mund të jenë kurrë rivalë. E di që nuk do të luaj 45 ndeshje këtë vit. Do të ketë mundësi për të gjithë, por sigurisht që dua të luaj, sidomos në derbi.

SEZONI I RI – Kundërshtarët kanë qenë agresivë në merkato. Kur kishte edhe dhjetë ndeshje për të luajtur, askush nuk besonte në titullin tonë. Tani bëhet edhe më e vështirë sepse të gjithë duan të mundin kampionët e Italisë. Por ne ende mund të rritemi. Edhe ne pleqtë, sepse nëse trupi fillon të lëkundët, mendja duhet të punojë më shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura