‘Tironsit për Rilindje’, Rama: Zgjedhjet, jo mes dy palësh e njerëzish, por mes rrënimit e Rilindjes

Jun 13, 2013 | 11:20
SHPËRNDAJE

TIRANE- Zgjedhje jo mes dy palesh, apo dy njerezish, por mes rrenimit dhe rilindjes se vendit. Keshtu i ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama zgjedhjet e 23 qershorit, duke i vleresuar si historike per te ardhmen e vendit.

Ne nje takim te sotem, me teme “Tironsit per Rilindje” Rama deklaroi se shpreson qe kete radhe edhe tironsit te zgjedhin PS-se dhe alternativen e saj.

Duke marre fjalen pas bashkeshortes Linda Rama, Rama perseriti se programi i PS-se do te sjelle zhvillimin qe meritojne shqiptaret.

“Pas fjalëve që tha gjysma ime më e mirë, mua nuk më mbetet tjetër vec të them se kjo është e vërteta dhe shpresa se 23 qershor edhe tironsit do zgjedhin PS nuk lidhet me zgjedhjen time apo atyre që janë bashkë me mua për Rilindje, por një zgjedhje që është shumë më tepër se midis dikujt dhe dikujt tjetër, ka momente në historinë e një vendi jo zgjedhje mes palësh”- tha Rama.

Duke sjelle ne kujtese zgjedhjet e ’92-it, Rama deklaroi se ato ishin zgjedhje mes të shkuarës e të ardhmes.

“Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh e dy njerëzisht, por mes rrënimit të mëtejshëm dhe një rilindje të të gjithëve bashkë. Janë zgjedhje për të marrë një vendim se cfarë Shqipërie duam të kemi nesër, një Shqipëri që duam ti ngjajë asaj që kemi sot, krim, katrahurë, konflikte pronash, papunësi e madhe, arsim jocilësor, analfabetizëm që rritet, sistem shëndetësor të falimentuar dhe nje Shqiperi te rilindur”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura