Tiransi ‘joshet’ keq, i hyn në oborr i vjedh makinën me lekë brenda, por ja si e pëson

May 11, 2017 | 8:19
SHPËRNDAJE
Kapet mat i riu nga Tirana që i hyri një shtetasi në banesë dhe i vodhi makinën e parkuar në oborr.
policia-tirane_1_3_14_0
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Amarild Muka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.
Në orët e para të mëngjesit, ky shtetas dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilës dispononte dokumenta të ndryshëm, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe ka marrë çelsat e automjetit tip Mercedes Benz.
Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës duke u larguar me të. Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, kanë arritur të identifikojnë autorin e kësaj ngjarje dhe kapjen e tij në flagrancë në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Një automjet tip Mercedes Benz
– Një portofol me dokumenta të shtetasit A. R.
– 200 €
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 291 të Kodit Penal. 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura