Tiranë, nusja 16-vjeçare i vjedh vjehrrës së divorcuar 4 milionë lekë

Mar 6, 2015 | 20:03
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës po heton në gjendje të lirë një vajzë 16-vjeçare, me akuzën se i ka vjedhur vjehrrës së saj rreth 432 mijë lekë.

Policia e Tiranes

Mësohet se vajza të ketë thënë në ambientet e komisariatit se i duheshin lekë dhe prandaj i vodhi. Duke e ditur më parë vendin se ku vjehrra mbante lekët, ajo ka kaluar nga dritarja e dhomës së saj në ballkonin e dhomës së vjehrrës nga ku ka gjetur edhe shumën e parave.

“Më datë 05.03.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen R.I, vjeç 16, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në rrugën “3 Dëshmorët”, në banesën e vjehrrës, L.K, vjeç 51, ka vjedhur 432.400 lekë”,-thuhet në një njoftim për median nga ana e policisë.

51-vjeçarja e ndarë nga burri, jetonte me djalin dhe të fejuarën e tij. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura