54-vjeçari kërcënoi se do të hidhej nga pallati: Gjyqtari më kërkoi 4000 euro për pronën. Zbardhet vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes

Apr 15, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një 54-vjeçar kërcënoi se do të hidhej nga kati i 6 i një pallati në Tiranë për shkak se prej vitesh nuk po gjente zgjidhje për pronën e tij në gjykata, hipotekë dhe institucione të tjetra të shtetit.

Foto nga vendngjarja

Ngjarja ndodhi pasditen e martës pranë bulevardit “Zogu i I”, ndërkohë që pas negociatave me familajrët dhe forcat e policisë, 54-vjeçari Ilir Kuci zbriti nga ndërtesa dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin. 

Gjatë momentit në të cilin ai kërcënoi se do të hidhej nga ndërtesa 6-katëshe, 54-vjeçari mbante në duar një pankartë duke denoncuar me emrat konkret zyrtarë të shtetit.
Në pankartën e tij Kuci denonconte gjyqatrin Arjan Aliaj dhe një ekspert, për të cilët pretendon se i kanë kërkuar rreth 4 mijë euro për zgjidhjen e çështjes së pronësisë. “Gjyqtari Arjan Alia dhe Eljan Kote më kërkuan 4000 euro për Ekspertizën e pronës dhe hipoteka është e korruptuar. Kërkoj ndihmë nga Prokuroria.”,-shkruante ai në pankartën që mbante në duar. 

 

Pankarta qe 54-vjecari mbante ne duar

Gjatë kohës që 54 vjeçari kërcënoi se do të hidhej nga kati i 6 i pallatit, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse rrethuan zonën, duke vendosur edhe një dyshek poshtë ndërtesës për një hedhje të mundshme të tij.

Për zbritjen e 54-vjeçarit negocioi bashkëshortja e tij, e motra dhe forcat e policisë. Në një prononcim për “News24”, e motra e tij deklaroi se ka një proces gjyqësor prej katër vitesh për çështjen e pronësisë, rreth 700 m2 në Tiranë që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Ajo tha se Ilir Kuci ka harxhuar rreth 70 mijë euro nga gjyqtarët, avokatët dhe ekspertët për pronën dhe se nuk ka gjetur gatishmëri në dhënien e një zgjidhjeje edhe nga hipoteka apo institucionet e tjera të shtetit. 

Ilir Kurti duke u shoqeruar nga forca te policise, pasi tentoi te hidhej nga kati i gjashte i nje pallati ne bulevardin Zogu i Pare, per nje konflikt pronesie.

Më pas, burime nga policia sqaruan se bëhej fjalë për një konflikt mes 54-vjeçarit dhe dajës së tij, për një pronë tek zona e njohur si “Tregu i ri” në Tiranë. Fillimisht, Ilir Kuci pretendon se është mashtruar nga daja i tij për ndërtimin e një pallati, duke i thënë se i duheshin 100 metra katrorë. Pas ndërtimit të objektit, ai konstatoi se i ishin marrë 700 m2. Më pas, palët shkuan në procese gjyqësore. 

Lidhur me pretendimet që Ilir Kuci ka pasur për pronën ndaj dajës së tij, Ethem Cice, Gjykata e Tiranës ka zhvilluar edhe një proces gjyqësor. Në zbardhjen e këtij vendimi, thuhet se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë me gjyqtar Agron  Zhukri, më datë 04.03.2015 vendosi pushimin e padisë.

Ilir Kurti duke u shoqeruar nga forca te policise, pasi tentoi te hidhej nga kati i gjashte i nje pallati ne bulevardin Zogu i Pare, per nje konflikt pronesie.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Tiranës:

Pala paditese Ilir Kuci, i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje kerkese, ku ne objektin e saj kerkon; “Detyrimin e te paditurit Ethem Cice te me njohe dhe mua pronare te vendimi i gjykates se Rrethit Tirane me nr. 41619 dhe nr. 4348 Akti marre forme te prere me date 25.06.1997”.

Ne séancen e veprimeve pergatitore te dates 04.03.2015, pala paditese ne baze te nenit 201/1 te K.Pr.Civile i kerkoi gjykates pushimin e gjykimit dhe e rezervon kete te drejte ne nje moment tjeter.

Gjykata, bazuar ne nenin 201/1 te K.Pr.Civile, i cili shprehimisht parashikon; “Paditesi ne çdo faze te gjykimit mund te heqe dore nga gjykimi i padise.Ne kete rast gjykata vendos pushimin e gjykimit…”, çmon se duhet vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes.

Për këto arsye
Gjykata në bazë të nenit, 201/1 të K.Pr. Civile
V E N D O S I
Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile me Nr.5267 akti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura