Tiranë/ Motori aksidenton këmbësoren, niset në spital. Shoferi shoqërohet në Komisariat

Oct 20, 2020 | 18:28
SHPËRNDAJE

Një 75-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi është aksidentuar ndërsa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë.

policia-elbasan-naten

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet ne ditur se V.Z.,75 vjeçe u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i motorit K.N., është shoqëruar në Komisariat.

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura