Tiranë/ Motori aksidenton 8 vjeçarin në zonën e “21 Dhjetorit”, po ecte me biçikletë

Aug 6, 2020 | 22:53
SHPËRNDAJE

Një 8 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një motor.

ambulance-1-720x450

Policia bën me dije se fëmija është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura