Tiranë-Durrës, makina shpërthen në flakë teksa ishte në lëvizje

Aug 3, 2015 | 9:40
SHPËRNDAJE

Një automjet “Fiat Punto” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-­Durrës.

digjet-makina-3
Mësohet se makina me targë TR 6955 U ka shpërthyer në flakë në kilometrin e 6 të autostradës.  “News 24” raporton se  mjeti është në pronësi të shtetasit Hysen M.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipas hetimeve paraprake ka dyshime se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura