Tiranë/ Arrestohet përmbaruesi, nuk zbatoi vendimin e Gjykatës

Oct 13, 2015 | 17:30
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin gjyqësor Juxhin Llanaj për shpërdorim detyre.  29-vjeçari mbante detyrën e përmbaruesi Shtetëror në zyrën Përmbarimore në Tiranë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ndalimi i tij sipas policisë është bërë për faktin se “me mosveprim për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Tiranë, për të cilën Gjykata ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi datë 22.10.2012 me kreditor shtetasin A.M dhe debitor L. Z, ka sjell pasoja ekonomike ndaj kallëzuesit A.M”.

Sektori për Korrupsionin në Policinë e kryeqytetit deklaron se në cilësinë e provës materiale janë  administruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë i gjithë dokumentacioni përkatës si dhe dosja me vendimin datë 22.10.2012 në zyrën përmbarimore të të dyshuarit, Juxhin Llanaj.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën  penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “parashikuar nga neni  248 i K.Penal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura