Tiranë, aksion për lirimin e hapësirave publike nga makinat e braktisura (VIDEO)

Apr 1, 2015 | 16:54
SHPËRNDAJE

Policia ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga automjete të braktisura si dhe zonat që shërbejnë si pikë shitje të automjeteve, në kryeqytet.

Pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike

Policia bën me dije se ka hartuar një plan veprimi “Për zbatimin e ligjit dhe lirimin e hapësirave rrugore publike që janë zënë e shndërruar ne pika shitje për automjetet e reja dhe të braktisura, të parkuara për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend” .

Mësohet se kontrolli do të fillojë nga ora 09:00 deri në orën 16:00, “brenda unazës së vogël të qytetit të Tiranës, në fillim në zonat dhe vëndparkimet e njoftuar më parë nga shërbimet e policisë rrugore dhe më pas të shtrihet në gjithë qytetin e Tiranës”, thotë policia.

Policia bën me dije se në rast të konstatimit të automjeteve të braktisura, apo subjekte që tregtojnë mjete, këto të fundit do të njoftohen që brenda 15 ditësh nga marrja e këtij njoftimi të largojnë automjetin nga vend parkimi publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura