Tiranë, 36 vjeçari hidhet nga kati i katërt. Policia: Paraprakisht dyshohet se vuan nga…

Jul 14, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

 

Një 36 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ballkoni.

ambulance-1-720x450

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Policia sqaron se i burri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 14.07.2020, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura