Tirana-Ze Maria, “divorcin” e mbajnë peng 140 mijë euro

Sep 6, 2018 | 9:16
SHPËRNDAJE

Hoze Marselo Ferreira mungon në stërvitjen e Tiranës. Braziliani nuk ka qenë i pranishëm në seancën e parë përgatitore pas disfatës me Kukësin. Sigurisht, nuk do të mungojë për fare. Zyrtarisht, trajneri ka kërkuar leje dhe do të qëndrojë një ditë më shumë pushim, pasi ndodhet në Itali për punë personale. Ze Maria do të jetë sot në Tiranë dhe do të nisë përgatitjet me grupin.

Ze Maria-Halili

Gjithsesi, ekipi para stërvitjes së dytë të kësaj jave duhet të zhvillojë edhe analizën e ndeshjes me Kukësin. Duke lënë pas aludimet e mundshme se çfarë do të ndodhë në atë mbledhje, fakt është se situata e trajnerit është shqetësimi kryesor te Tirana. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se Ze Maria merr një pagë prej 7000 eurosh në muaj. Në sezon rroga e tij shkon 70 mijë euro, ndërkohë që ka firmosur kontratë 2- vjeçare.

OLSI AVDIAJ

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura