Tirana, vatra kryesore e koronavirusit/ 21 rastet e reja, në kryeqytet. Ja sa pacientë aktivë kemi sipas zonave dhe sa janë shëruar

May 27, 2020 | 10:57
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe rritet ndjeshem numri i te prekurve me koronavirus, vijne edhe lajme te mira per ata qe e mundin semundjen. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shendetesise beri me dije sot se deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050

Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (22).

Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vatra kryesore e koronavirusit ne vend eshte tashme Tirana, e cila ka shenuar ne 24 oret e fundit edhe gjithe rastet e reja, plot 21 persona.

“Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja”- njoftoi MSH, duke theksuar se “Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit”.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

Perballe kesaj situate, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura