Tirana u dorëzohet bullgarëve, vjen humbja e tretë në Ligën Ballkanike

Dec 6, 2017 | 18:02
SHPËRNDAJE

Dje në mbrëmje, në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park, është zhvilluar ndeshja e radhës e ekipit të Tiranës në basketboll për meshkuj për Ligën Ballkanike (BIBL). Kampionët bardheblu u përballën kundër skuadrës bullgare të BC Rilski Sportist, në një ndeshje të vështirë për kampionët e Shqipërisë, që, edhe pse kishin arritur dy fitore dhe dy humbje deri më tani në këtë turne, nuk arritën që t’ia dilnin përballë supremacisë bullgare të Rilskit.

basketboll tirana

Ndërsa rivalët bullgarë vinin në këtë takim pa e provuar ende shijen e humbjes (kishin 3 fitore), ndaj për Tiranën e trajnerit Dukas kjo ishte një sfidë delikate për të kapur kreun. Miqtë triumfuan me shifrat 99-78, në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë kohës prej tyre, duke e siguruar fitoren që në periodën e parë, të cilën e kanë mbyllur 34-17. Edhe pse më pas kryeqytetasit tanë kanë marrë dy periodat e radhës, diferencat kanë qenë të ngushta (+1) e dyta dhe (+3) e treta.

Tirana nuk arriti për asnjë moment të rivalizonte, pasi e nisi keq ndeshjen dhe disavantazhi i krijuar në 10-minutëshin e parë e kushtëzoi të gjithë takimin. Për bullgarët, ky ishte suksesi i katërt në këtë turne, ku deri tani nuk ka asnjë humbje, ndërsa për Tiranën kjo është humbja e tretë në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në Ballkan Ligë. Diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli i ekipit bullgar, nga ku kanë ardhur dhe 42 pikë.

tirana rilski

Për Tiranën u dallua Shima si pikëshënuesi më i mirë me 26 pikë, por në fund dëmton gishtin dhe Abdul-Bazit me 19, por kjo nuk mjaftoi për të evituar këtë humbje. Sfida e radhës për bardheblutë për këtë Ligë do të jetë pas një jave, ndaj ekipit maqedonas të Ibar Rozhaja (12 dhjetor, ora 17:00), ndeshje që do të luhet në shtetin fqinj. Nëse Tirana do të fitojë, ka një shpresë për 6- shen e parë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura