“Tirana shumë pranë imunitetit të tufës”, mjeku Ilir Alimehmeti thirrje për kujdes: Tani, pjesa më e rrezikshme është…

Dec 31, 2020 | 9:41
SHPËRNDAJE

alimehmeti-ilir-1100x620

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti bën apel për kujdes, pas lajmit se Tirana urbane është shumë pranë imunitetit të tufës për koronavirusin.

Pas publikimit të studimit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë që thotë se gati gjysma e popullsisë në kryeqytet e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet prej tij, mjeku shkruan se ky është një lajm i mirë, por tani duhet pasur kujdes.

“Shume lajm i mire miqte e mi! Tirana urbane shume prane imunitetit te tufes! 49.5% e popullates urbane e ka kaluar infeksionin. Kjo eshte arsyeja pse shohim renie te rasteve dhe shtrimeve. Kujdes tani, se pjesa me e rrezikshme e malit eshte pjesa e zbritjes. Gjithashtu, qytetet e tjera dhe zonat suburbane kane perqindje me te ulet”, shkruan mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura