Tirana nuk ndalet në merkato, përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Aug 3, 2020 | 22:53
SHPËRNDAJE

Tashmë që sezoni 2019-2020 është mbyllur, te Tirana kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëhen në skuadër. Pas dy afrimeve të Ardit Tolit dhe Albion Avdijajt, afrimi i tretë pritet të vijë nga Maqedonia e Veriut. Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i radhës i Tiranës.toshevski

Bardheblutë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. Siç kishte njoftuar edhe “Panorama Sport” para pak ditësh, tashmë lajmi për afrimin e Toshevskit te Tirana konfirmohet edhe nga mediat maqedonase.

26-vjeccari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe praktikisht prite të zëvendësojë Albi Dokën. Toshevski ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime. “Gol.mk” raporton ditën e sotme se lojtari ka arritur marrëveshjen me Tiranën me të cilët ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura