“Tirana, një Romë e vogël”- Rama intervistë për prestigjiozen italiane: Për Mourinho “tradhtova” Juven! Shansin për të fituar kupën e Conference League e ka…

May 22, 2022 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në Tiranë në 25 maj kryeministri Edi Rama ka bërë parashikimin e tij, duke thënë që holandezet e kanë shumë të vështirë të fitojnë.

unnamed-1-1

Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales  pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar.

“Mendoj se Feyenoord ka më pak shanse për të marrë kupën, si të thuash… Holandezët do të luajnë jashtë shtëpisë, sepse Tirana është një Romë e vogël. Të gjithë shqiptarët do të bëjnë tifo për romët”, u shpreh Rama.

Ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.

“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.

Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”, është shprehur kryeministri.

Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën, duke u shprehur se ai është flamuri ynë dhe një lojtar shume i fortë.

“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”, ka deklaruar Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura