VIDEO/ Tirana ngec me Flamurtarin, Partizani barazon Skënderbeun

Oct 17, 2015 | 19:30
SHPËRNDAJE

Tirana është ndalur me barazim 1-1 në “Qemal Stafa” ndaj Flamurtarit. Skuadra kryeqytetase zhgënjen përsëri, pas humbjes me Partizanin, nuk arrin të ruajë rezultatin pozitiv ndaj skuadrës së Levit.

Elis BakajBardheblutë e nisin mirë duke shënuar të parët me anë të Vucaj që në  minutën e 2′ të takimit. Krijojnë aksione të tjera goli por nuk arrijnë të finalizojnë.

Dhe pse në disavantazh skuadra vlonjate u tregua kërkuese dhe  arrin të barazojë rezultatin në 45 minutat e dyta me anë të Tshakadze (71′).

Djemtë e Levit arrijnë të dominojnë në mesfushë dhe vënë në rrezik në disa raste mbrojtjen e vendasve. Ndërsa 10 minutat e fundit janë krejtësisht të Tiranës, të cilët kanë rastin të realizojnë golin e fitores me anë të Gilbertos por nuk ja dalin.

Gjithçka mbyllet 1-1. Ky barazim e pozicionon Tiranën në vendin e pestë me 9 pikë, aq sa dhe Laçi, ndërsa Flamurtari mbetet në të 7-in me 8 pikë.

Partizani barazon Skënderbeun, Sukaj heroi i ndeshjes

Partizani bën detyrën. Të kuqtë kanë arritur të marrin një fitore me mjaft vlera sot në Ballsh ndaj Bylisit edhe pse kanë vuajtur shumë.

partizani2Skuadra e drejtuar nga Starova fituoi 1-2 ku golin e fitores e ka shënuar  i përhershmi Xhevahir Sukaj në fundin e ndeshjes. Tashmë Partizani ngjitet në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Skënderbeu kryesues.

Bylisi befasoi që në fillim, kur mesfushori Peposhi shënoi në portën e “të kuqve”, ndërkohë që reagimi i kryeqytetasve erdhi pa mbaruar festa ballshiote, sepse një tjetër mesfushor, Batha, riktheu baraspeshën.

Më pas, shumë lojë e raste nga të dyja palët, me Partizanin që e rriti gradualisht presionin deri në fundin e ndeshjes, kur fillimisht goditi traversën e më pas gjeti golin e fitores me golashënuesin më të mirë të Superiores (7 gola për Sukajn).

Me këtë fitore, Partizani barazohet në renditje me Skënderbeun, që do ta presë fundjavën e ardhshme, ndërsa Bylisi “fundoset” edhe më shumë.

Bylis vs Partizani 1-2

 

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Saturday, 17 October 2015

Kukësi i falet Malotës

Skuadra e Marcelo Trosit ka mundur sot ekipin e Laçit në shifrat 1-0 pas golit të shënuar me kokë nga ana e Malotës në minutën e 88-të në fundin e ndeshjes.

Nënkampionët kanë vuajtur për të fituar, pasi kanë hasur në një kundërshtar që është i qartë në lojën e tij e mbron mjaft mirë, ndërsa shpesh del përpara me dyshen Xhejms-Mitraj.

Pjesa e parë e takimit mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë është Laçi që ka një rast ideal për të shënuar me anë të Mitrajt por sulmuesi godet mbi tra brenda zonës së rreptësisë.

Në minutën e 61-të Laçi mbetet me 10 lojtarë, pasi kapiteni Buljan ndëshkohet me karton të kuq pas një prekjeje të topit në dorë brenda zonës. Është Erik Flores ai që merr përsipër ekzektutimin. Godet braziliani por Vujadinoviç grushton dy herë gjuajtjen e sulmuesit, duke shpëtuar kurbinasit nga goli. Kukësi nuk dorëzohet dhe gjen në fund golin.

Goditje këndi për verilindorët e Malota me kokë arrin të mposhtë portierin Vujadinoviç e të çojë në festë të tijët. Me golin e shënuar nga lezhjani, Kukësi fiton e shkon në kuotën e 13 pikëve duke iu shkëputur me 4 pikë Laçit.

Vllaznia, fitore të lehtë ndaj Tërbunit

Vllaznia ka marrë fitoren e parë teksa ka mundur në shtëpi Tërbunin me rezultatin e pastër 0-3. Shkodranët e kanë nisur me gol nga “tuneli” e ka qenë kapiteni Shtubina ai që ka shënuar për kuqeblutë që kanë dominuar gjithë ndeshjen.

Pjesa e parë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat, ndërsa në të dytën është uruguajani Soza që dyfishon në minutën e 56’ e për ta mbyllur takimin ka menduar sulmuesi shtatlartë i shkodranëve, malazezi Paviçeviç.

Skënderbeu ngec me Teutën

Skënderbeu ka zhgenjyer sot në shtëpi ndaj Teutës. Korçarët janë ndalur në barazim 2-2 nga ekipi i Maganit duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë për të thelluar në 5 pikë distancën me ndjekësit e Partizanit edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Pamje nga ndeshja
Pamje nga ndeshja

Ekipi Josës ka shpërdoruar jo pak raste në sfidën e stome dhe në fund ka dalë me 1 pikë duke mbajtur sërish kryesimin në kuotën e 19 pikëve. Një rezultat pozitiv për Teutën duke parë nivelin e kundërshtarit.

Pjesa e parë

Një pjesë e parë e mbushur me gola dhe spektakël në stadiumin e Korçës. Skënderbeu gjen që në minutën e 2-të avantazhin me anë të “bomberit” të saj, Hamdi Salihi. Berishaniset me shpejtësi nga e majta dhe pason një top për Olainkën brënda zonës, më pas topi shkoj tek Salihi që nuk fal.

Të besuarit e trajnerit Maganit mjaft mirë pas golit të pësuar. Musta do të shënonte një gol mjaft të bukur me kokë brënda zonës në minutën e 7′ duke barazuar shifrat. Në minutën e 12′ do të binte edhe heshtja në stadiumin e Korçës.

Dita ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur dhe devijon në mënyrë të saktë një krosim në zonë duke e dërguar topin në rrjetë. 1­2 për Teutën, dhe ndeshja duket se merr një rrjedhë tjetër. Pas golit të pësuar, skuadra e Skënderbeut nuk dorëzohet hidhet në sulm.

Salihi dhe Berisha janë rrezik konstant dhe goli i barazimit nuk do të vononte. Në minutën e 20′ Olainka do të barazojë rezultatin falë një goditje me kokë brënda zonës. Me rezultatin e barabartë 2­2 do të mbyllej edhe pjesa e parë.

Pjesa dytë

Në fraksioni e dytë, përpjekjet e korçarëve u shtuan në drejtim të portës së Moçkës, por trajneri Magani bëri zëvendësime për të menaxhuar rezultatin.

Futbollistët durrsakë vrapuan shumë për të mbyllur hapësirat që përpiqeshin të krijonin kampionët, të cilët here e kishin të vëshirë për të vepruar dhe here gabuam në veprimet e tyre, duke ia lehtësuar misionin “djemve të detit” për të mbrojtur portën e tyre. Edhe ata ia arritën, 2-2 me Skënderbeun në Korçë, komplimente.

RENDITJE DHE REZULTATE

Renditje-sot Ndeshje-java

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura