Tirana nesër pa drita, ja zonat dhe oraret kur do të stakohet rryma

Dec 16, 2019 | 18:38
SHPËRNDAJE

Disa zona në Tiranë do te kenë shkëputje të energjisë, për disa orë, ditën e nesërme (17 dhjetor).

OSHEE njofton se shkëputja e energjisë vjen si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

oshee-drita-energji

Energjia elektrike do të shkëputet për 4 orë, nga ora 10:00-14:00 pjesërisht bizneseve private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë.

Po ashtu shkëputje të energjisë do të ketë pjesërisht edhe rruga “Todi Shkurti”, nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 17 Dhjetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër (17 dhjetor), do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

10:00-14:00

Pjesërisht bizneset private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Todi Shkurti”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura