Tirana ndez dritat, nisin përgatitjet për festat e fundvitit. Ja si po i pret kryeqyteti Krishtlindjet

SHPËRNDAJE

c0b1ff2f-79d3-49a9-870c-cdc94216aba9

Festat e fundvitit po trokasin dhe siç është bërë tashmë traditë, tek Pazari i Ri u ndezën dje mbrëma dritat e festave. Nën ritmet e muzikës së fëmijëve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, dritat e pemës së Krishtlindjeve te Pazari i Ri shënuan simbolikisht mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi të gjithë fëmijët për festat dhe shtoi se edhe në këto ditë të gëzueshme Tirana do të jetë solidare dhe mirënjohëse.

78b6b679-6406-4ef3-ab3f-1dec6bd27bb9

“Në Bashkinë e Tiranës marrim çdo ditë nga një mijë letra dhe kërkesa, por këtë vit morëm një peticion nga të gjithë kalamajtë e Pazarit të Ri, të cilët thoshin se kemi qejf t’i hapim dritat pak më shpejt. Ca njerëz thanë se nuk ka lezet, koha nuk është ftohur ende, dhjetori s’ka ardhur, por pastaj stafi im më tha: Po ne këto gjëra të bukura i bëjmë për kalamajtë, nëse kanë qejf që t’i ndezim dritat më herët, tek Pazari i Ri do i ndezim më herët. Ndaj, gëzuar festat! Dua që të gjithë të përqafoni dikë që keni pranë, që s’e keni takuar më parë, të jepni nga një përqafim, të tregojmë se Tirana është jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i dashurisë, mirësjelljes, mirënjohjes dhe i solidaritetit! Faleminderit të gjithëve nga zemra. Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi të gjithëve!”, tha Veliaj.

304ea732-c10c-4d11-a068-a27d60401bc0

Më tej, ai shtoi se pas Pazarit të Ri, dritat e festave do të ndizen edhe në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit, për të sjellë një atmosferë sa më festive për qytetarët.

“Dua shumë që si çdo vit të ndezim dritat në çdo lagje të Tiranës. Do e fillojmë nga Pazari i Ri, më pas do e vazhdojmë në disa sheshe kryesore, sepse duam që festa të mos jetë vetëm në qendër, por në të gjithë territorin e Tiranës. Dua që të gjitha bizneset, ata që mund të rregullojnë vitrinën e tyre, ballkonin e tyre, ata që mund të rregullojnë portën e shtëpisë, hyrjen e pallatit, të gjithë të na japin një dorë, që e gjithë Tirana të jetë një ambient festiv”, shtoi Veliaj.

aee4ca72-4343-43f0-8873-dc6799523441

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po punon që edhe familjet e prekura nga tërmeti ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja, ndërsa ftoi fëmijët dhe prindërit e tyre që të kontribuojnë që të gjithë fëmijët e Tiranës të festojnë. “Kemi shumë fëmijë në disa zona në fshat, aty ku ra tërmeti dhe ka prishur disa shtëpi, të cilat po nxitojmë t’i ndërtojmë përpara se të vijë fundi i vitit, por dua që të gjithë kalamajtë që kanë një mundësi për të bërë një dhuratë të vogël për moshatarin apo moshataren e tyre në fshat, në zonat që janë prekur nga tërmeti, të sigurohemi që të gjithë kalamajtë e Tiranës i festojnë festat”, tha Veliaj.

ca72429d-0c08-4b73-9614-caf5fb6ecd5f

Gjithashtu, ai theksoi se këtë javë Tirana pret përgjigjen për t’u përzgjedhur si kryeqyteti europian i rinisë për vitin 2020. “Edhe unë i kam shprehur një dëshirë Babagjyshit. Të enjten do marrim vesh nëse Tirana është përzgjedhur si kryeqyteti i Evropian i Rinisë. Nëse të enjten na jepet çmimi në Francë, dua që ta kthejmë të gjithë vitin 2022, ku disa prej jush nuk do jeni më fëmijë, por do keni shkuar në gjimnaz apo do keni bërë gjëra që bëjnë të rriturit, të na ndihmoni që atë që po bëjmë për këtë brez, ju ta bëni më pas për ata që do jenë kalamaj në brezin tuaj”, u shpreh ai.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.