“Tirana, kryeqyteti më i errët në botë me dyqane që shfaqin më shumë parrulla se mallra dhe…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit amerikan në ’71-in

Feb 14, 2021 | 8:19
SHPËRNDAJE

Publikohet një shkrim të panjohur të gazetarit amerikan, Robert Kroon, i cili për 60 vite shërbeu si reporter i rrjetit NBC, duke shkuar në disa vënde të botës ku kishte vatra të nxehta luftërash e konfliktesh si në Kongo, etj., dhe në vendet komuniste të Evropës Lindore, si p.sh. në 1956-ën ku ndoqi ngjarjet e Hungarisë, në 1968-ën në Çekosllovaki ku pasqyroi agresionin ushtarak me futjen e tankeve sovjetike në Pragë, etj.

19-12

Aventura shqiptare në verën e vitit 1971, e Kroon, i cili pasi ishte paisur me një pasaportë hollandeze, mundi që të vizitonte Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, duke u ‘infiltruar’ në një grup të huaj turistësh marksistë-leninistë. Si e pasqyroi ai në shkrimin e tij, vendin e vogël komunist të Ballkanit, apo siç e quan ai “Vëndi i shqiponjave” i cili pak ditë më pas, më datën 6 shtator 1971, u botua në gazetën TIME, me titullin “Frika është ajo që ruan vreshtin”!
Frika është ajo që ruan vreshtin
6 Shtator 1971

“Unë mendoj se e kemi humbur Shqipërinë”, i deklaroi Nikita Hrushovi një delegacioni kinez në vitin 1961, “dhe ju keni fituar një aleat të rëndësishëm”. Hrushovi, natyrisht, ishte duke bërë shumë sarkazëm, pasi shefi i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, doli në krah të kinezëve kundër revizionistëve sovjetikë. Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë miku i vetëm i Kinës, në Evropë. Dhe për dekadën e fundit ajo ka qenë po aq e zemëruar dhe e izoluar sa vetë Pekini.

Tani, duke ndjekur shembullin e Kinës, Shqipëria gradualisht po shikon për t’u hapur me jashtë. Ajo ka vendosur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike me fqinjët e saj, Greqinë dhe Jugosllavinë, dhe me një listë në zgjerim të kombeve të tjera të Evropës Perëndimore. Madje po ndërton disa hotele turistike për ata që duan të shohin socializmin në skenë. Shumica e amerikanëve janë ende të ndaluar, por Robert Kroon për TIME, mundi të udhëtojë me një pasaportë hollandeze, dhe vizitoi kohët e fundit “vendin e shqiponjave”, siç e quajnë shqiptarët, dhe dha këtë raport:

TIRANA (popullsia 190.000) është ndoshta kryeqyteti më i errët në botë. Eshtë një qytet i shtëpive të shkatërruara me tulla të kuqe të zbehta, të zbukuruara ndonjëherë në ndërtesa apartamentesh të verdha ose blu të venitura, dhe me fasada të ashpra, tezga druri në qoshe rrugësh që shesin fruta, pije freskuese dhe ëmbëlsira, te disa dyqaneve sheh që shfaqin më shumë parulla se mallra…!

IMG-20210213-WA0005

Kafenetë janë mbushur me punëtorë me këmisha me mëngë të përveshura që pinë kafe  dhe kalojnë kohën në biseda të pafundme në kundërshtim të dukshëm me kredon e punës së palës komuniste. Ky vend, është një parajsë për këmbësorët. Shqipëria është ndoshta vendi më i panjohur në botë. Njerëzit janë të dyshimtë, kuriozë, pa buzëqeshje – dëshmi për efektivitetin e motos së Partisë së Enver Hoxhës, “Frika është ajo që ruan vreshtin”.

Moda perëndimore nuk tolerohet. Pasi në mënyrë të zhurmshme, zyrtarët doganorë me uniformë të gjelbër kanë përfunduar kontrollet e tyre, vizitorët që mbërrijnë në të vetmin aeroport, me një pistë,  këshillohen menjëherë që Shqipëria socialiste nuk toleron, flokët e gjata, pantallona të shkurtra, ose dekoltetë e hapura. “Ne nuk kemi nevojë për drogëra, flokë të gjata ose muzikë xhaz”, – i tha një student shqiptar i guidës, një maoisti italian në grupin tonë, të veshur sipas modës, por mjaft i zhgënjyer, sepse ai kishte veshur këmishën e tij alla Via Veneto, xhinse të ngushta, dhe rripin e gjerë.

“Një socialist nuk vishet si një kauboj amerikan”. Një vajzë suedeze, e cila doli nga hoteli i saj buzë plazhit me pantallona të shkurtëra, në një ditë përvëluese, e mori këtë mesazh edhe më të fort, kur një tufë puritanësh të përkushtuar nga një kamp rinor i Partisë aty pranë, e ndaluan dhe e qortuan rëndë.

14-43

Tirana ishte pika jonë e mbritjes, po udhëtonim me një minibus kinez, që ecte 100 km. në orë, një produkt i Tientsin Motor Works. Drejtuesi ishte mjaft ekspert, arriti të mbajë shpejtësinë mesatare, ndërsa shmangte gropat, njerëzit, qerret, gomerët dhe kamionët. Makinat e vetme të pasagjerëve, u përkasin zyrtarëve të partisë ose diplomatëve.

Ambasadori kinez, drejton një “Mercedes”, ai vietnamezo veriore, një “Alfa-Romeo” sportive. Një tipar i përbashkët i peizazhit janë, fushat e kodrat e gjelbërta bregdetare që ngrihen në malet e mbuluara me shkurre. Në brendësi të tyre, është një mori parullash të Partisë, të vendosura në muret e shtëpive të fermave, në oxhaqet e tymrave. Njëra ishte e përbërë nga gurë të bardhë, të lyer me gëlqere, 100 metra e lartë dhe e shtrirë përtej një mali. Mesazhi është gjithmonë i njëjtë: “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”, ose “Rroftë Shoku Enver”, një referencë për udhëheqësin e kudogjendur të Shqipërisë.

 “Hapat të mëdha përpara”. Hoxha, një hero i rezistencës së Luftës së Dytë Botërore të Shqipërisë, kundër okupimit italian dhe gjerman, është një kandidat i mirë për titullin e sundimtarit më autokratik të botës. Megjithatë, pas 25 vitesh nën tutelën e tij, Shqipëria ka përparuar nga prapambetja feudale dhe varfëria në një shoqëri parazitare me ushqim të mjaftueshëm, veshje, strehim dhe kujdes mjekësor falas për dy milionë njerëzit e saj.

Arritjet e tij, janë hapa gjigandë përpara për shqiptarët, por janë me dhimbje modeste për standardet perëndimore, Para Hoxhës, nuk kishte fare hekurudha, tani një rrjet hekurudhor modest lidh qytetet kryesore të vendit. Dikur 90 përqind analfabetë, Shqipëria tani mund të pretendojë shkolla për fëmijë dhe të rritur dhe një universitet në Tiranë. Kënetat janë tharë, janë instaluar kanale ujitje dhe kooperativat bujqësore që i mbajnë shqiptarët të ushqyer duke kultivuar çdo metër katror të tokës së punueshme. Për më tepër, plani aktual pesë-vjeçar ka sjellë energji elektrike në çdo rreth rural, kryesisht falë hidrocentralit gjigand të ri “Mao Ce Dun”.

11-76

Kina ka paguar një çmim të lartë për aleatin e saj, të cilit i është dashur ta ndihmojë, që kur Rusia tërhoqi teknikët e saj, pas ndarjes së vitit 1961 në mes Tiranës dhe Moskës. Ndihma kineze që nga ajo kohë është vlerësuar në 100 milion dollarë ose dhe më shumë. Edhe sende të tilla të thjeshta si shkrepëset dhe llambat, janë dërguar në rrugë detare përgjatë Kepit të Shpresës së Mirë, nga Shangai. Shqipëria është e pasur me minerale si krom, nikel dhe bakër, por kuptohet se është e varfër në industri. Projekti më spektakolar kinez është një fabrikë e gjerë tekstili në Berat, ku punëtorët punojnë një javë pune të plotë, pa kuptimin 48 orë, gjashtë ditë për një pagë minimale prej 600 lekësh (70 dollarë) në muaj – 100 lekë më shumë se punëtorët e ndonjë fabrike diku tjetër.

Një drejtor zakonisht fiton dyfishin e kësaj shume, megjithëse punonjësi i shtetit më i paguar – vetë Hoxha, – merr në shtëpi një pagë vetëm 2.000 lekë (240 dollarë) në muaj. Punëtorët në pension (burra me moshën 60 vjeç, dhe gratë 55) marrin 70 përqind të pagës së tyre të mëparshme. Nëse një punëtor arrin të marrë një apartament të ndërtuar nga shteti, ai paguan atë që është sigurisht qiraja më e ulët e Evropës, nga 2.50 dollarë në 6 dollarë në muaj.

Sendet e  tjera, megjithatë, nuk janë gati aq të lira dhe luksi më i dëshirueshëm nga të gjithë, një biçikletë kineze, kushton pagat e një muaji. Orërat, frigoriferët, lavatriçet, dhe pajisjet televizive janë përtej mundësive të një punëtori mesatar. Por Enver Hoxha mund të mburret se: “Shqipëria është i vetmi vend në botë pa taksa” (të ardhurat e qeverisë sigurohen nga fitimi në fabrikat shtetërore, kooperativat e fermat, eksportet, dhe ndihmat kineze).

Panvarësisht mënyrës së ashpër të jetës shqiptare, të paktën disa shqiptaro-amerikanë ju bë e mundur  për të vizituar të afërmit  ( këta ishin një komunitet shqiptaro-amerikan, me 100.000 anëtarë në SHBA, rreth gjysma e të cilëve jetojnë në zonën e Boston-it, ishin të vetmit vizitorë amerikanë që lejoheshin të vinë të vizitojnë të afërmit). “Familjarët e mi në Korçë kanë një çati mbi kokë, kanë një ekonomi sa për të ngrënë, dhe ata prapësëprapë e pëlqejnë Hoxhën”, tha një prej tyre. “Mund të mos jetë parajsë, por është një shoqëri e mirë-disiplinuar, krenare, pa hile, pa kriminelë, pa drogaxhinj dhe maniakë të seksit.

Pjesa më e madhe e refuzimit të Shqipërisë nga ndikimi i jashtëm buron nga një nacionalizëm i ashpër. Siç shprehej një herë Hoxha: “Shqiptarët kanë çarë rrugën e tyre përmes historisë, me shpatë në dorë”. Ata zakonisht binin pre e pushtuesve të shumtë dhe vetëm në këtë shekull, kanë qenë nën sundimin e turqve, austro-hungarezëve, italianëve, grekëve, dhe gjermanëve. Në fakt, përveç një periudhe të shkurtër midis Luftërave Botërore, kur ajo drejtohej nga Mbreti feudal, Zog, Shqipëria nuk kishte qenë e pavarur që nga shekulli i 15-të.

Ndoshta historia e saj siguron një ndjenjë farefisnie me kinezët historikisht ksenofobë. Por edhe përtej kësaj, shqiptarëve duket se u pëlqen prania e rreth 1000 deri në 1500 banorëve civilë kinezë, kryesisht diplomatë dhe teknikë. “Ata nuk e imponojnë veten si rusët”, tha një anëtar i partisë në Tiranë. “Sovjetikët që jetonin këtu, bënin jetë lluksi. Ata, fitonin 10 herë më shumë se kolegët e tyre shqiptarë. Kinezët marrin të njëjtën pagë si ne dhe nuk kërkojnë të jetojnë në vendet më të mira”!

Me sa duket, shqiptarët do të kenë një mikpritje miqësore kur Kryeministri Kinez Chou En-Lai të vijë në një vizitë zyrtare këtë vjeshtë. Por ata e kanë treguar veten e tyre më pak se lajkatarë vetëm në një aspekt. ​​Prania e Pekinit nuk ka sjellë deri më tani në Shqipëri, hapjen e asnjë restoranti kinez. /Memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura