“Tirana ka nevojë për ndryshim”/ Meta mbështet planin e Këlliçit: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët

Mar 28, 2023 | 17:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështet planin e paraqitur nga Belind Këlliçi për transportin publik falas, në rast se fiton në garën për Bashkinë e Tiranës.

meta per dhunen ne familje

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt qytetarët.

Sipas kreut të PL-së, plani i Këlliçit është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë.

Postimi i Ilir Metës:

Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë. Bashkë Fitojmë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura