“Tirana jeni gati?”/ Pas Prishtinës, “Sunny Hill” dhe Dua Lipa vijnë në Shqipëri, mesazhi i këngëtares me famë botërore pak ditë para festivalit

Aug 9, 2022 | 22:38
SHPËRNDAJE

Nga data 4 deri në 7 gusht u mbajt në Prishtinë edicioni i tretë i festivalit të organizuar nga Dua dhe Dukagjin Lipa, ‘Sunny Hill’. Disa nga emrat më në zë në skenën ndërkombëtare si J Balvin, Skepta, Mahmood, Diplo performuan krah artistëve më IN shqiptarë.

Për 4 ditë Dua Lipa qëndroi në Prishtinë duke marrë pjesë në aktivetet të ndryshme që drejtuan sytë e gjithë botës nga Kosova për 4 ditë. Tashmë “Sunny Hill” vjen edhe në Shqipëri.

Por atmosfera do të vijojë sërish në Tiranë, ku më datë 26 të këtij muaji do të vijë në kryeqytetin tonë festivali i këngëtares së famshme.

Dua Lipa ka publikuar në Instastory postimin e faqes zyrtare të festivalet ku thuhet: “Tirana a jeni gati?” 

“Më mirë bëhuni gati për disa lajme super emocionuese në lidhje me formacionin e festivalit, biletat dhe më shumë. Vjen shumë shpejt…” thuhet në mbishkrimin e postimit të përbashkët faqes zyrtare të festivalit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë kanë nisur tashmë përgatitjet për mirëpritjen e festivalit në Tiranë. 

Në një postim në rrjetin social Twitter, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), njoftoi se po punohet me ritme të përshpejtuara në Parkun e Liqenit, që gjithçka të jetë gati për datën 26 gusht.

“Ndërsa në Prishtinë vijojnë me sukses ditët e “Sunny Hill Festival”, në Parkun e Liqenit bëhemi gati të mirëpresim në Tiranë koncertin më të madh të verës në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Në zonën e piketuar në park po punohet me ritme të përshpejtuara, që gjithçka të jetë gati”- thuhet në postim.

“Sunny Hill Festival” nisi në Prishtinë më datë 4 gusht, dhe do të vijojë deri më 7 gusht. Ndërsa në Tiranë festivali do të zhvillohet më 26, 27 dhe 28 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura