Tirana i shpëton dënimit 2-vjeçar në Europë, paguan Leki Kçirën

Jan 31, 2017 | 14:50
SHPËRNDAJE

Klubi i Tiranës ka kryer pagesën prej 10 mijë eurosh që i detyrohej ish-futbollistit Leki Kçira. Në këtë mënyrë bardheblutë kanë shpëtuar nga rreziku i përjashtimit për dy sezone nga kupat e Europës si pasojë e borxhit të prapambetur ndaj mbrojtësit.

leki kcira

Përfaqësuesit e klubit kanë dorëzuar ditën e sotme në FSHF mandatin e pagesës së shumës së detyruar ndaj Kçirës duke plotësuar hapat e nevojshëm për të larguar rrezikun e një dënimi tjetër për kryeqytetasit, pas atij të bllokimit të merkatos së këtij muaji për shkak të borxhit ndaj bullgarit Kavdanski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura